Punësimin disa mujor në vitin 2018 të Bieta Sulos, punësimin disa vjecar dhe aktual të Mira Kazhanit, punësimin e gruas së tij si këshilltare e OST, punësimin e djalit të Mero Bazes në Bashkinë e Tiranës dhe qindra qoka të tjera që bëhen me taksat tona, ai i quajti arritje.
Arritje, që lekët e faturës së kripur të ujit të një pensionisti, familjeje në nevojë, qytetari të thjeshtë me të ardhura modeste, i shkojnë si qokë atyre që nga mëngjesi në darkë më pas justifikojnë vjedhjet në ekrane e portale.
Arritje që me taksat tona financohet përbaltja dhe sulmi i egër mediatik ndaj çdo zëri kritik në këtë vend.
Në një vend normal, mbas publikimit të një skandali të tillë i cili pati kaq shumë reagim qytetar, Kryetari i Bashkisë pasi të kishte shkarkuar ata që përfitojnë paga padrejtësisht së bashku me ata që i kishin emëruar, do të kërkonte falje publike.
Në një vend normal, prokuroria do të kishte hapur hetime kryesisht dhe do të çonte para drejtësisë abuzuesit.
Në një vend normal, media nuk do të rreshte së kërkuari llogari e nuk do të guxonte të heshte.
Në një vend normal KLSH do të kishte nisur auditimin dhe ngarkuar me përgjegjësi financiare abuzuesit.
Por ne nuk jemi një vend normal.
Sepse në një vend normal, mbas gjithë këtyre zullumeve e grabitjeve, asnjë politikan nuk do arrinte të ecte dot lirshëm në rrugë, e jo më të rizgjidhej me votë.
Do pështyheshin në rrugë në vend të puthjes së dorës.
Shikojeni Shqipërinë, i ka të gjitha, det, mal, lumenj e ujë me bollëk, fusha pjellore, pyje, naftë, krom etj.
Shikojini shqiptarët, të varfër e të vjedhur deri në palcë.
Kjo duhet ndryshuar!
Por ndryshimi nuk vjen vetë e as nga një grup njerëzish teksa pjesa tjetër pret pa lëvizur asnjë gisht.
Ndryshimi vjen kur bashkohemi të gjithë e bëjmë dicka për të.
Ndryshimi vjen kur reagojmë!
Filloje duke i përçmuar të korruptuarit, të babëziturit.
Mos u bëj lajka por kritikoi.
Mos u servilos por kërko llogari.
Kur i sheh në rrugë mos i përshendet por neveriti, akuzoi, tregoi me gisht!
E mbi të gjitha kur ka protestë për çështje që të përkasin mos u fshih në shtëpi por dil në shesh!
Atëherë do e shohësh se si do vijë ndryshimi!
Dhe do të vijë!
Nisma #thurje
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen